shumë të ndjeshme sipërfaqja e tokës që i dedikohet bujqësisë, dhe metodat e përdorura për këtë, kanë kthyer sipërfaqe
   
 
  Kopertina
Nje nga Shpendet me te rralle ndodhet dhe ne lagunen e Karavastase

PARATHËNIE
Martedì, Ottobre 19.10.2010 | Author: Nertil

Zonat e lagura ose ligatinat përbëjnë ekosistemet me larmi biologjike më të lartë në Shqipëri. Nga inventari i kryer në 2002 janë identifikuar rreth 784 zona ligatinore që mbulojnë nje siperfaqe prej 96,803 ha, ose 3% të të gjithe territorit të vendit. Lagunat bregdetare perfshijnë 16 zona komplekse ligatinore me 140 ligatina më të vogla, që konsiderohen si pjesë e këtyre zonave. Nga ana tjeter në to strehohen më shumë se 70% e të gjithë vertebrorëve të vendit, ku dominojnë llojet e grupit të shpendeve. Të paktën 6 sipërfaqe ligatinore (Liqeni i Shkodrës, Laguna e Karavastasë, Laguna e Nartës, Liqeni i Butrintit, Liqeni i Ohrit dhe Liqenet e Prespës) meritojnë statusin e rëndësisë ndërkombëtare (Zona Ramsar), e nga të cilat 3 (Karavastaja, Shkodra, Butrinti) janë të aprovuara. Duke parë rëndësinë e tyre për natyrën shqiptare dhe zhvillimin e ekoturizmit, instititucionet shtetërore, qëndrore dhe lokale, organizatat jo fitimprurëse dhe sektori privat janë munduar të jenë aktiv në mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të tyre. Pas vitit 1993 një numur i madh projektesh janë zbatuar dhe/ose janë në proçes implementimi për mbrojtjen dhe administrimin e qëndrueshëm të zonave të lagura bregdetare. Gjithashtu edhe kuadri ligjor dhe institucional sa vjen dhe përmirësohet, duke patur edhe bashkëpunimin e partnerëve ndërkombëtare dhe duke përfituar nga eksperienca botërore e administrimit të burimeve të tyre.




STATUSI I LIGATINAVE SHQIPTARE


Institucionet

Ndersa vendi njihet nderkombetarisht si ALBANIA, emer qe e ka prejardhjen nga fisi Ilir i “Albaneve”, ne rang kombetar quhet “SHQIPERI”. Shqiptaret e diteve te sotme jane pasardhes te Ilireve, te cilet jetuan ne mbare territorin e gadishullit Ballkanik. Me e rendesishmja e ketyre mbreterive lulezoi midis shekujve te 5te dhe te 2te Para Krishtit. Pas ndarjes se Perandorise Romake (395 Pas Krishtit), Shqiperia u be pjese e Perandorise Lindore. Otomanet e pushtuan Shqiperine me 1388 dhe gradualisht e zaptuan ate. Pushtimit Otoman i erdhi fundi me 1912, kur Shqiperia fitoi Pavaresine.

Prej vitit 1944, kur Shqiperia u clirua nga pushtimi Nazist, deri me1990, baza e shtetit u ngrit mbi nje sistem njepartiak. Prej vitit 1990, Shqiperia eshte nje shoqeri e lire dhe demokratike qe synon te bashkohet me Bashkimin Europian. Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave te Shqiperise eshte institucioni publik kryesor pergjegjes per ceshtjet mjedisore dhe organi kryesor qeveritar i ngarkuar me detyren e hartimit te politikave dhe zhvillimin ne fushen e mjedisit. Ne Shtator 2005, kjo Ministri perfshiu gjithashtu edhe dy institucione shume te rendesishme te sektorit peshkimin/rritjen e peshkut dhe pylltarine, te cilat merren me administrimin e aktiviteteve kryesore ne zonat ligatinore. Drejtoria e Peshkimit administron rezervat e faunes se ujrave detare dhete embla, ne zonat ku praktikohen peshkimi dhe akuakultura. Sherbimi Pyjor eshte pergjegjes per administrimin e zonave te Mbrojtura dhe Parqeve Kombetare, si dhe te kafsheve te egra dhe gjuetise ne Shqiperi. Strukturave teqeverisjes vendore ju kerkohet te permbushin detyrimet e perbashketa per sa i perket mbrojtjes se mjedisit dhe zbatimit te Ligjshmerise mjedisore. Ketyre autoriteteve ju jepet mundesia te hartojne planveprimet mjedisore ne perputhje me strategjite kombetare te mjedisit dhe me ndihmen teknike te dhene nga Ministrite. Ka nje sere zyrash te cilat punojne ne nivel vendor dhe pjesa me e madhe e tyre varen nga Ministrite. Po ashtu duhet permendur roli i Organizatave Jo-Qeveritare (OJQ-te) dhe qytetareve per mbrojtjen e mjedisit dhebiodiversitetit.

Megjithate levizja mjedisore e OJQ-ve eshte ende mjaft e dobet dhe ndikimi i saj ne shoqeri dhe publikun ne pergjithesi eshte ende mjaft i kufizuar>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>...



 




 

Ligatinat

Shqiperia eshte nje nga vendet Mesdhetare ku, deri ne vitet 1940, ekosistemi ligatinor ishte krijuar mbi nje rrjet te pasur dhe te lidhur zonash ligatinore. Ne fillimet e viteve 1950-te, zona bregdetare e Shqiperise perfshinte 250,000 ha hapesirash natyrore, prej te cilave 60,000 ha ishin toka kenetore.

Pas viteve 1950-te, ligatinat shqiptare u ndryshuan rrenjesisht nepermjet nxitjes se reformes se tharjes se kenetave dhe shtrirjes se tokave bujqesore ne zonat pyjore te bregoreve. Me shume se 50% e ligatinave bregdetare si dhe pjesa me e madhe e zonave te thella mocalore humben gjate procesit te tharjes. Keto vepra cuan ne (i) humbje dhe fragmentim te mjediseve natyrore (habitateve) dhe (ii) keqesim te habitateve e varferim te flores dhe faunes. Me vone, me 1992, strukturat administrative u rrezuan duke cuar ne zhvillime te pakontrolluara urbane, mbikullotje dhe praktika tepaligjshme te cilat rezultuan ne nje tendence te dyte renieje.

Sipas te dhenave zyrtare shqiptare, siperfaqja e zonave me uje natyral arrin ne 2,3 % te territorit, ndersa zonat me uje jonatyral perfaqesojne 0,5 % te territorit. Ligatinat zene rreth 90,000 ha ose 3.2 % te territorit kombetar. Ne Shqiperi dallohen 5 tipe lagunash ne base te origjines se krijimit dhe funksionit te tyre. Zona me siperfaqen me te madhe eshte formuar nga liqenet e hidroenergjise, e ndjekur nga liqenjte natyrore (te origjines tektonike, glaciale, ose karstike) dhe (5) sistemet bregdetare ligatinore. Ne keto territore gjenden me shume se 70 % e vertebroreve te vendit, ne vecantizogjte, zvarraniket dhe sisoret. Rreth 65 prej vertebroreve te ligatinave jane identifikuar si specie globalisht te kercenuara si Pelikani Dalmat apo Karabullaku i vogel. Te pakten gjashte zona te lageshta (Liqeni i Shkodres, Laguna e Karavastse, Laguna e Nartes, Liqeni i Butrintit, Liqeni i Ohrit dhe liqeni i Prespes) jane te mundshme per t’u percaktuar vendodhje Ramsar; deri me sot vetem tre prej tyre (Laguna e Karavastase Lagoon, Liqeni i Butrintit dhe Liqeni i Shkodres) njihen si Ramsar.

Ligatinat shqiptare perfaqesojne mjedisin me te ndjeshem dhe me te rendesishem ne Shqiperi. Keto jane zona vlerash dhe dobishe ekonomike dhe ekologjike te shumefishta, pasi ju sigurojne peshqve dhe kafsheve te egra mjedise natyrore, mbeshtetin rrjetin e nderlikuar ushqyes, thithin uje duke reduktuar ne kete menyre permbytjet dhe demet e stuhive, sigurojne kontrollin e erozionit, permiresojne cilesine e ujit dhe pajisin vendin me hapesira vlerash estetike. Lagunat bregdetare, duke qene ekosisteme te vecanta mes detit dhe tokes, vleresohen te jene ekosistemet ujore me produktive.

Llojet e peshqve ne Shqiperi jane studiuar mire dhe jane regjistruar rreth 313 specie. Prej tyre 64 rriten ne ujra te embla dhe 249 jane lloje detare. Grupimi i peshqve te Lagunave bregdetare te Shqiperise eshte tipik i lagunave Mesdhetare i ndare ne dy gruplloje: peshq shtegetues dhe peshq ndenjes. Sparidae, Mugilidae, Moronidae, Soleidae, Anguillidae, Belonidae jane grupet kryesore te peshqve shtegetare, ndersa Gobiidae, Cyprinodontidae, Atherinidae, Syngnthidae jane grupet kryesore te llojeve ndenjes – megjithese disa lloje ne kete grup jane edhe shtegetues. Ne Shqiperi ka nje aktivitet tradicional te mirezhvilluar peshkimi, vecanerisht ne lagunat bregdetare, mbeshtetur ne organizatat e vete peshkatareve dhe njohurive te tyre tradicionale (dajlani, stavniku). Thellesia e vogel e lagunave normalisht i ben peshkataret te qarkullojne ne zone me barka te vogla (sandale).

Siperfaqja e pergjithshme e lagunave pergjate bregdetit shqiptar e perdorur per peshkim eshte rreth 10,000 ha. Lagunat kane karakteristika te ngjashme gjeomorfologjike me sedimente te buta ne fundin e tyre te vendosura mbi argjile te ngjeshur dhe material organik. Shqiperia importon teknologji te akuakultures detare dhe produkte nga Greqia, kryesisht per prodhimin e levrekut dhe te koces.

Kerkesa e tregut te brendshem per keto produkte nxiti investimet ne rritje te kultivimit ne shporta dhe rezervuare. Akuakultura detare eshte e mirezhvilluar ne rajonin jugor te vendit, i cili ka ende me shume shanse per zgjerimin e ketij aktiviteti. Zhvillimi i ketij sektori megjithate po perballet me veshtiresi ne furnizimin me ushqim te peshqve dhe te vegjelve (cironkave). Lagunat krijojne mundesi te mira per zhvillimin e ekotourizmit. Peizazhet e bukura te kombinuar me mjediset natyrore dhe shpendet e vecante perbejne nje terheqje mjaft interesante per turistet. Dielli i shndritshem iShqiperise ndricon mbi rreth 450 kilometrat e nje bregdeti relativisht te paprekur. Megjithate, megjithese se fundmi vihet re nje permiresim ne rruge dhe mjete te transportit, infrastruktura eshte ende e pamjaftueshme per t’i bere balle numrit ne rritje te vizitoreve.

Ne ditet e sotme shtytja kryesore mbi sistemet natyrore ligatinore vjen prej popullsise vendase ne zonat e zhvillimit te pakontrolluar urban. Ndotja e lumit eshte po ashtu shkaktari kryesor i ndotjes se zonave bregdetare dhe kjo rrjedhimisht ndikon ne aspektet e shplodhjes dhe rezervat e peshkimit. Ne disa laguna ka shkarkime te vashdueshme uji te embel sic jane puset arteziane, kanalet komunikuese me lumenjte ose prurje uji nga ujembledhesit. Ne 10 vitet e fundit me ndihmen e komunitetit te donatoreve jane ndermarre nje sere aktivitetesh per mbrojtjen dhe administrimin e zonave ligatinorePer zonat e Kune-Vainit, Karavastase, Nartes, dhe Butrintit jane pergatitur draft strategji per ligatinat dhe jane zbatuar nje sere aktivitetesh administrimi me qellim mbrojtjen e biodiversitetit dhe rezervave natyrore, mbeshtetjen e njohurive kulturore dhe tradicionale si dhe edukimin e publikut dhe rritjen e vemendjes. Jane arritur disa rezultate te mira, por ende eshte e nevojshme te behet shume pune.>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>..............



 




 

Kultura

Pjesa me e madhe e vendodhjeve te trashegimise arkeologjike shqiptare dhe ngulimeve te rendesishme antike si, Butrinti, Finiqi, Durrsi, Apollonia dhe Orikumi, datojne ne shekujt e 7te & 6te Para Krishtit, dhe gjenden pergjate bregdetit. Qytetet e Butrintit dhe Orikut e lidhen ngushte ekzistencen e tyre me zonen ligatinore. Pergjate bregdetit prane zonave ligatinore gjenden nje sere keshtjellash.

Nje keshtjelle e vecante, ajo e Boshtoves, u ndertua nga Venecianet ne nje fushe te hapur prane grykederdhjes se lumit Shkumbin. Qyteterimi i Shkodres (Scadar, shek. 11-te) perfshinte zonen ligatinore dhe Lumin Buna (ne ato kohe lum lundrues), dhe ishte nje prej me te famshmet ne Shqiperi.

Tregetia me Venecian dhe prodhimi ne vend solli zhvillim ne kete zone. Por kultura dhe traditat detare te ketyre civilizimeve kane humbur si rezultat i ndryshimeve qe shoqeria shqiptare ka pesuar me teper kohet e fundit. Shqiperia ka nje tradite mjaft te pasur ne prodhimin e llojeve te ndryshme te punedoreve. Per momentin kjo tradite nuk po perdoret plotesisht, sidomos nga grate, per te krijuar te ardhura. Praktikohen ende shume punedore tradicionale: leshi, mendafshi, pambuku, te linjtat dhe shportat thuren ende per prodhimin e veshjeve (corape, bluza) dhe veshje te krahines, ose qilimave me motive vendase. Prodhohen edhe mjaft artikuj te te tjere si dysheke kashte, kosha xunkthi, gracka peshqish, vegla, instrumenta muzikore, batanije dhe jasteke. Mobilje te punura me mjeshteri si djepe, karrige dhe senduke zakonisht jane te lyer ose te zbukuruara me motive te gdhendura. Bakerpunuesit bejne enet e kafese dhe pajisje te tjera kuzhine. Mitet, paragjykimet dhe besimet fetare kane qene nje aspekt terheqes i kultures popullore shpirterore shqiptare. Ka mjaft mite lidhur me aspektet e ndryshme te jetes sociale shqiptar. Me te mire-njohurit nder keto mite jane ai i Beses (“Fjales se Dhene”), te Flijimit (legjenda e Rozafes) dhe “Guximit e Nderit” (Legjenda e Gjergj Elez Alise). Pjesa me e madhe e ketyre legjendave lidhen me zonat e lageshta pasi ato konsideroheshin mes njerezve si burimi i pengesave te pakalueshme dhe ligesise. Karnavalet festohen gjithashtu ne disa pjese te Shqiperise.Ushqimi eshte i rendesishem ne jeten sociale, dhe vepron si ure mes kultures dhe natyres. Zakonet e ushqimit ndryshuan ne periudha te shkurtra kohe duke pasuar ndryshimet ne mjedis dhe shoqeri . Shqiperia hyri ne shekullin e 20te kryesisht si shoqeri baritore. Mishi dhe jo peshku, bente vaktin kryesor ne komunitetet bregdetare, vecanerisht ne jug.

Elemente te ushqimeve te detit ne kuzhinen tradicionale ishin te pakte, dhe pjesa me e madhe e tyre jane humbur gjate 50 viteve te fundit. Parapelqimi per ushqimet e detit dhe vleresimi i produkteve lokale po rritet por nje kerkese e tille nuk perputhet nga nje oferte recetash tradicionale dhe krahinore gatimi. Ne varesi te zones se lagesht, gjenden lloje te ndryshme peshku; ne lagunat bregdetare, si per shembull levreku dhe koca, ndersa ne Liqenin e Ohrit gjejme koranin (Salmo letnica) dhe belushken (Salmothymus ohridanus), te dy lloje mjaft te perhapura. Karakteristike e lagunavebregdetare eshte gatimi i ngjalave (te vogla), qe konsiderohet mjaft e shijshme. Ne ditet e sotme kuzhina tradicionale po ndikohet mjaft prej asaj nderkombetare. Gastronomia Mesdhetare (vecanerisht Italiane) eshte perhapur shpejt ne vend, vecanerisht ne zonen bregdetare.

http://web-albania.page.tl/
 
1
 
Një studim i kryer me bashkëpunimin e 1300 studiuesve nga 95 vende për pasojat e aktivitetit të njeriut mbi natyrën,
3
 
ka arritur në përfundimin se dëmi që shkakton njeriu në mjedisin që e rrethon është shpeshherë i pariparueshëm që çon në
5
 
degradimin e proceseve natyrore që mbështesin jetën në planet, si riqarkullimi i ajrit dhe ujit duke kërcënuar brezat e
7
 
e ardhshëm.

Gjatë 40 vjetëve të fundit, niveli i ujërave në liqene dhe lumenj, është dyfishuar. Është shtuar në mënyrë
 
Today, there have been 4029 visitatori (5897 hits) on this page!
te mëdha toke në djerrë. This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free